Mediat spanjolle shkruajnë se kanë ekstraduar një shqiptar të rrezikshëm, i dyshuar në pjesëmarrjen e disa grabitjeve të realizuara në territorin kombëtar spanjoll. Ai dhe banda e tërë akuzohen për dhjetëra grabitje që kanë kryer në Huesca dhe Lleida.

Drejtësia spanjolle ka kërkuar nga autoritetet gjermane që të ekstradojnë kriminelin shqiptar, që pasi ka kryer vjedhjet, është arratisur drejt shtetit gjerman. Me arrestimin e tij, banda e hajdutëve të cilëve i përkiste, e cila kishte 13 anëtarë dhe u çmontua në Prill 2018, është çmontuar plotësisht, shkruajnë mediat spanjolle.

Forcat policore spanjolle kishte 2 vjet që kishin ndjekur rastin me tepër kujdes, pasi kishin marrë informacion se një grup, kryesisht i përbërë me shqiptarë kryenin vjedhje në disa provinca të Spanjës. Grupi i shqiptarëve, që dyshohet se kishin ikur në Spanjë vetëm për grabitje, akuzohen për së paku 75 raste të vjedhjeve.

Në prill 2018, forcat policore të Spanjës inspektuan vjedhjen e disa banesave në zona spanjolle dhe arrestuan  njëmbëdhjetë vetë në Lleida dhe Reus (Tarragona). Ata akuzohen për vjedhje në seri, si dhe për pjesëmarrje në një grup kriminal. Për më tepër, u zbulua se ata kishin vjedhur plot 11 makina e kishin në posedim 1.1 kilogramë kokainë.

  • foto galeri

Hetimi për të ndjekur gjurmët

Në operacionin e kryer në vitin 2018, dy anëtarë të bandës së grabitjeve arritën të shpëtojnë. Ata janë dy shqiptarë të moshave 26 dhe 29 vjeç. Që prej arratisjes së tyre, Garda Civile u përkushtua të ndjekë gjurmët e tyre dhe të gjejë të rinjtë nga Shqipëria.

Pas shumë përpjekjeve, autoritetet spanjolle arritën të zbulojnë se dy shqiptarët kishin ikur nga Spanja. Të arratisurit nga drejtësia spanjolle, kërkuan strehim jashtë vendit. Pas shumë kërkimeve dhe bashkëpunimit me policitë përkatëse, Spanja arriti që të kishte të arratisurit para drejtësisë të shtetit spanjoll. Njëri prej shqiptarëve u kap në Gjermani, kurse tjetri në Hungari.

Shqiptar 29-vjeçar u arrestua në Hungari dhe u vu në dispozicion të autoriteteve  më 6 shtator. I riu ka qenë në burg që në atë kohë. I pandehuri tjetër, 26 vjeç, ka qenë i vendosur në Gjermani, ku u arrestua në 29 nëntor. Tani dorëzimi i tij për autoritetet spanjolle iu bë për t’u përgjigjur për akuzat e marrjes pjesë në një bandë hajdutësh ndërkombëtarë. Nga gjykatat spanjolle thuhet se me arrestimin e dy të arratisurve, gjithë grupi është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb