Një fotofilm i sezonit 2002-2003 na kthen pas në kohë. Ishin vitet kur bardheblutë bë- nin ligjin me titujt e fituar dhe në merkato. Asokohe shpalleshin kampion dhe “yjet” në ekip i kishin me bollëk.
Nën presidencën e egjiptianit El Sajed dhe drejtimin e trajnerit Fatmir Frashëri, luanin emra si Fortuzi, Prenga, Agolli, Bulku, Sina, Hidi, Muka, Jupi, Vata, Liçi, Egbo e shumë të tjerë.
Kjo Tiranë ishte pa dyshim edhe ndër më të paguarat e kohës. Milionat nuk ishin një problem për kryeqytetasit, megjithatë duhet thënë se kushtet nuk ishin fort luksoze.

dtrhhy

Pamjet e publikuara prej një blogeri grek, pak ditë më parë, na kthejnë plot 16 vite mbrapa, aty ku balta mbizotëronte në “Skënder Halili”, ndërsa mjeti i preferuar ishte “Benz 240”. Po të bësh një krahasim me atë që ndodh sot, vëren mbi të gjitha ndryshim në infrastrukturë. Ajo ndjeshëm është më e përmirësuar, pasi tashmë ka shumë më shumë bar dhe ambiente më komode në dhomat e zhveshjes.
gyukfy

Por, evolucioni i mjeteve motorike duket te makinat e serive më të fundit në treg, që kushtojnë deri në 100 mijë euro. Gjithsesi, rezultatet dëshmojnë se lluca nuk u bë kurrë pengesë për Tiranën, e cila bënte diktatin në çdo fushë dhe, në fund të sezonit, u kurorëzua kampione.
dg

h5ty

nfd
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/benz-240-dhe-balte-por-tirana-e-para-16-viteve-bente-ligjin/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: