Ish-ambasadori Agim Nesho, në emisionin “Frontline” në News24 komentoi edhe paraqitjen e Ilir Beqajt në SPAK.

Gjatë intervistës me gazetaren Mersela Karapanço , Nesho tha se kjo ndodh për faktin se qeveria është e zhytur në skandale të shumta.

“Me këto skandale që po bën kjo qeveri është e pamjaftueshme jo SPAK, por edhe 10 fishi i tij të gjykonte skandalet. Nëse ne duam të provojmë se funksionon në mënyrë të pavarur duhet të kishin goditur ku është thelbi i problemit. Këto vjedhje galopante nuk mund të ndodhin në një shtet demokratik pa mbështetjen”, u shpreh Nesho.

Gjithashtu ai komentoi edhe vendimin për çeljen e negociatave ndërsa u shpreh: Hapja e negociatave është moment shumë i mirë për Shqipërinë. Por pengesat e vendosura nga viti në vit janë rritur dhe kjo tregon që kjo qeveri s’ka bërë punën e duhur. Europa e ndjeu që përpara presionit nga Rusia në luftën me Ukrainën, u ndje edhe presioni që po tentohej në Ballkanin perëndimore dhe për të mos krijuar një vrimë të zezë në zemër të Europës , në këtë kuptim kanë dashur që ky integrim të fillojë si një proces meritokratik gjë që nuk e kanë realizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: