Një ditë pas spektaklit që dhuruan në Champions, Bergamo është zgjuar në heshtje totale, kjo pasi 1/3 e qytetit ishte shpërngulur në Milano, 45 mijë të pranishëm në “San Siro”. Tifozët e “Deas” përjetuan një mbrëmje fantastike, një fitore me “poker” golash që e bën dhe më fantastik sezonin e tyre.

210622594 98847a26 9b67 4229 B1c7 B0cfbda3e082
210622594 98847a26 9b67 4229 B1c7 B0cfbda3e082

Atalanta mund të përkufizohet pa frikë si pjesa më e bukur e futbollit italian këtë sezon, këtë e tregojnë edhe numrat: 12 gola kanë shënuar deri më tani, por këtë shifër e kanë arritur me 10 lojtarë të ndryshëm, më mirë se çdo skuadër tjetër në këtë sezon të Champions League. Kishte 16 vite që një skuadër italiane nuk i shënonte 4 katër gola një ekipi spanjoll në 1/8 e Champions League.

204514097 89d062cb 17b6 484d Bec1 0b33d2c88a4d
204514097 89d062cb 17b6 484d Bec1 0b33d2c88a4d

Bergamo po përjeto një ëndërr, janë shumë pranë kualifikimit por trajneri Gasperini përpiqet të mbaj ekipin me këmbë në tokë: “Për atë që dhuroj ndeshja mund të shënonim ndonjë gol më shumë por dhe Valencia gjithashtu. Kualifikimin duhet ta sigurojmë me personalitet në fushën e tyre, nuk është një rezultat përfundimtar”.

Në fund Gasperini komentoi dhe dëmtimin e Gjimshitit i cili ishte projektuar si titullar në këtë sfidë por një problem gjatë nxehjes ia mohoi një kënaqësi të tillë: “Shpresojmë që të mos jetë një dëmtim muskulor, ka pësuar një hematomë të vogël”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb