ELBASAN-Një tjetër rast dhune në familje është shënuar në vend ndërsa viktimë e saj ka ngelur serish një femër. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Bradashesh të Elbasanit.

Burime zyrtare bënë me dije se Dashamir Çapja, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M.Ç., 33 vjeçe, e cila ndodhet e shtruar në spitalin e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb