Guvernatori i Buenos Airesit, Axel Kicillof, në profilin e tij në Twitter ka publikuar videon e një gjysheje e cila vallëzon nga gëzimi pasi vaksinohet kundër COVID-19.

Siç mund të shihet në videon e publikuar, e moshuara pasi merr vaksinën, fillon të vallëzojë, duke habitur të gjithë të pranishmit.

“Liri nuk nënkupton se nuk duhet akoma të ndaleni të kujdeseni për veten, liria është vaksina”, ka porositur guvernatori duke tentuar të bindë qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.

Siç raportojnë mediat lokale, më shumë se 2.9 milionë doza të vaksinave i janë dhënë Argjentinës, ndërsa shumica prej tyre janë injektuar më së shumti për qytetarët në Buenos Aires.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb