TIRANË- Pas zërave dhe deklaratave të fundit të deputetes socialiste Arta Dade, e cila është shprehur e mikluar nga kandidimi për Presidente të Republikës, ish-kryeministrit Sali Berisha thotë që ajo s’mund ta ketë këtë post.

Sipas tij, Dade vjen nga ‘krahu i Hakmarrjes për Drejtësi”, dhe madje media e saj shantazhon kryeministrin Edi Rama.

“Ku je ti Arta që e sulmon kryeministrin me gazetën tënde?! Nuk mund të bëhesh presidente sepse vjen nga krahu kryesor i ‘Hakmarrjes për drejtësi’, po, po e di edhe ti Gramoz. Ke bërë gabim shumë të madh që përdor atë gazetë… kjo është fakt se si përdoret media si hanxhar”, tha Berisha në seancën e sotme.

Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb