TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot sipas tij, përdorimit që po i bëhet misionit të Kryqit të Kuq nga maxhoranca për të shpërndarë ndihma në këmbim të votës. Në një status në facebook, Berisha ka publikuar dy foto, ku qytetarë të Laprakës marrin ndihma të Kryqit të kuq.

“Kryqi i Kuq: Mëshirë për votë, mëshirë për votë! Të dashur miq, në këto foto keni angazhimin e Kryqit të Kuq nga krerët e “aleancës së qelbësirave” Rama – Meta, duke shpërndarë nën moton “mëshirë për votë” ndihma për blerje votash për “mister Fallcin” në Laprakë. Pas daljes së spotit “mos kujtoni se po blejmë vota”, “aleanca e qelbësirave” ka angazhuar masivisht në ndarje ndihmash dhe blerje votash shoqërinë civile, Kryqin e Kuq dhe natyrisht edhe çunat e krimit dhe Shullazët!”, shkruan Berisha.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb