TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me mitingun përmbyllës të PS-së në Tiranë.

Berisha ka postuar një foto nga mitingu i socialistëve, ndërsa ironizon me numrin e pjesëmarrësve. Ai theksoi se Tirana refuzoi sot mitingun e karriges, ndërsa e quajti atë ‘mitingun e 900 mije euro’.

“Tirana refuzon mitingun e karrigeve te kolltugofagve! Mitingun e 900 mije euro! Rrofte Tirana! Fitore!! Sb”, shkruan Berisha. Në një kohë kur vetëm 3 ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, akuzat dhe kundërakuzat mes forcave politike kanë qenë të ashpra.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: