Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në “Facebook” mesazhin e qytetarit dixhital, i cili denoncon daljen e tezës së provimit të matematikës për mini maturën.

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar fotot e tezës së provimit, ndërsa në mesazh thuhet se teza ka dalë që mbrëmë në darkë dhe nxënësit sot duhet vetëm ta kopjojnë.

Denoncimi i plotë:

Keto jane provimet qe organizon ndrikull Shahini ne narkoshtetin e Edvin Kristaq Droges!
Ne darke u shpernda teza dhe dhe zgjidhja e saj per provimin e lirimit te klasave te 9 ta! Ketij i thone shpartallim i shkolles!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje zoti Berisha.
Mirë maturën që e kanë degraduar, por ju futën me themel edhe provimeve të lirimit të klasës së 9. Ja teza e zgjidhur, e cila ka dalë që mbrëmë në darkë. Nxënësit sot duhet vetëm ta kopjojnë, se e kanë gati të zgjidhur.
Këto janë standardet e rilindjes dhe të ministrisë së papërgjegjshme për arsimin. Ju përshëndes

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb