TIRANE- Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se familjarët e policit të vrarë në Lazarat (Dëshmor i Atdheut), Ibrahim Basha janë ndalur të marrin pjesë në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve. Duke iu referuar denoncimit të një qytetari dixhital, Berisha ka postuar edhe një video në Facebook.

STATUSI I BERISHES
“Sot ne diten e te reneve, familjaret e deshmoreve nuk lejohen te hyne ne varreza! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!
“Miremengjes doktor, Familjet e deshmoreve qe si lene te hyjne brenda te Varrezat e Deshmoreve. Jane familjare te Ibrahim Bashes. Eshte Rama dhe pa ik ai nuk i lene te futen e te bejne homazhe”, shkruan Berisha.

Por sakaq, sot Garda e Republikës së Shqipërisë në varësi të Ministrisë së Brendshme të Fatmir Xhafës nuk e ka patur aspak problem që në varrezat e dëshmorëve të futen idhtarët e Enver Hoxhës, të cilët më pas u përplasën me demokratët që nuk i lejuan të kryejnë nderime.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb