TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se përdhunimi i minorenes u fsheh me urdhër nga sipër, duke aluduar për kryeministrin Edi Rama.

Në një status në “Facebook”, Berisha publikon mesazhin e një qytetari dixhital që tregon detaje të tjera për ngjarjen e rëndë që tronditi jo vetëm Kavajë por edhe më gjerë.

STATUSI I BERISHËS

Urdhri për fshehjen e përdhunimit të vajzës së mitur u dha nga sipër.
Familjarët denoncuan në polici krimin.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje dr. përdhunimet kanë ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, mësuesja kujdestare bashkë me drejtoreshën evidentojnë ngjarjet, informojnë mamanë e vajzës. I ati ndodhej në Itali. Informohet dhe ai, vjen nga Italia dhe bashkë me vajzën bëjnë denoncim në polici.
Më pas policia e ka mbajtur të fshehte si akt për arsyet e veta të turpshme!
Në polici thuhet se pas denoncimit policia e Kavajës i thirri por u liruan menjëherë njëlloj si në rastin Rexhep Rrajës. Ata djem kanë baballarët biznesmen me lidhje të forta politike dhe oficer policie. Por në polici flitet se fshehja e krimit është bërë me urdhër nga sipër me ndërhyrjen direkte të kryeministrit tek ministria arsimit dhe ajo e brendshme doktor.
Megjithatë ju keni infot e tua më të detajuara.

Berisha Fb
Berisha Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb