TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha e sheh si një betejë për demokracinë dhe pluralizmin betejën e opozitës. Në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala, Berisha tha se Rama nuk mund t’ua rrëmbejë shqiptarëve pluralizmin.

“Mund të themi sot se kryengritësit guximtarë realizuan protestën më të fuqishme që ka njohur vendi. Me këtë rast dua t’i them monstrës Edvin Kristaq xhelati mos mendo për të mijtën e sekondës se mund tua rrëmbesh këtyre burrave e grave pluralizmin. Protesta e tyre është për liri, për votën e lirë. 300 pashë në tokë po u fute do të krrejnë si mi. Ky është mesazhi i kësaj protestës.
Unë shpreh çfarë shoh, ndjenjat e këtyre qytetarëve që nuk pranojnë kurrë të dorëzojnë pluralizmin një bastardi të xhelatëve të diktaturës”, tha Berisha.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb