Kryetari i PD-së, Sali Berisha zbuloi ato që i fshihen sipas tij pas shkarkimit sot nga detyra e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Sipas Berishës ai u shkarkua për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës.

“Arben Ahmetaj është strumbullari. Ku e dini do thoni ju?! Ekipi i përdorur për këtë megavjedhje ka pasur 3 ushtarë. Siç e dini ju, Zoton, Gugallja, Mërtirin. Ahmetaj, i cili i pyetur në komisionin Hetimor Parlamentar për njohjen me Zoton, paraqiti traumën e tij që pësoi dhe nuk pohoi atë njohje.

Ju them shqiptarëve se ai ka qenë menaxher i Kompanisë Hermes, me të cilën Ahmetaj ka vjedhur miliarda impulse ku kapnin vlerën e 3.3 mln euro. Ahmetaj pësoi një aksident në Maqedoni ku ishte i shoqëruar me këta mafiozë, dhe cilido që të rishikojë, të shoh vendimet e Gjykatës së Kumanovës,. Ahmetaj është njeriu që ka firmosur shndërrimin e fondit të emergjencës në fundin për djegësin, 55 mln euro. Ai ka firmosur në kontratën e djegësit të Tiranës. Ai sot u shkarkua vetëm me një qëllim, të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës.”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb