Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të zhvillimit të armëve të tjera bërthamore në të gjithë globin, gjatë një konferencë ndërkombëtare për këtë çështje, e organizuar nga Jordania.

“Jetojmë në një kohë që po shkon sërish drejt një spiraleje armatimi dhe nëse vazhdojmë të rrimë duarkryq dhe vetëm të shikojmë, kjo do të ketë pasoja fatale”, theksoi ai.

Ministri riafirmoi angazhimin e Gjermanisë si një partnere i NATO-s për parimin e parandalimit bërthamor, që do të thotë se vendi i tij nuk do t’i heqë armët bërthamore amerikane të vendosura atje.

Ekspertët vlerësojnë se Gjermania ruan rreth 20 bomba atomike në bazën ajrore “Buechel” në perëndimin e vendit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb