TIRANË- Pavarësisht dramacitetit të çështjes, aktori Bes Kallaku di ti japë gjithmonë nota humori temave më të nxehta të aktualitetit. E së fundmi Besi ka ironizuar me vendimin e Gjykatës për të shpallur të pafajshëm ish-guvernatorin Ardian Fullani, duke e lidhur me kërkesat e shumta të tifozëve për lirimin e Ismail Morinës, ose të njohur ndryshe si Ballisti.

“Falënderoj Gjykatën që dëgjoi thirrjet tona: Lironi Ballistin, Lironi Ballistin, edhe n’fund liroi Fullanin”, shkruan Bes Kallaku. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb