Humoristi i njohur shqiptar Bes Kalluku, i cili po e kalon këtë periudhë pushimesh në Londër, ka përfituar nga rasti për të shkëputur një foto me futbollistin e Arsenalit Shkodran Mustafi.

Në postimin e ndarë me ndjekësit e tij në “instagram”, Kallaku shkruan: “Bes Kallaku dhe Shkodran Mustafi nje kolegu im. Nejse, emocion i papare. 2 futbolliste profesioniste, njeri kampion bote me Gjermanine dhe futbollist i Arsenalit, tjetri kampion me Mamurrasin, me Shen Kollin dhe me Korabin e Peshkopise”.
rfhg4yhg
Shkodran Mustafi pavarësisht se luan me kombëtaren e Gjermanisë, ku edhe fitoi kupën e botës në 2014-ën, nuk e ka mohuar asnjëherë prejardhjen e tij me origjinë shqiptare. Verën e kaluar ai la Valencian për t’ju bashkuar ekipit të njohur anglez Arsenalit.
BsdmUF9IAAEp8PK
Ndërsa Bes Kallaku ka luajtur për disa kohë me ekipin e Mamurrasit dhe me Korabin e Peshkopisë, por e ka lënë këtë profesion për tu marrë me aktrimin, të cilin ai shprehet se e ka pasion.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb