Ish-lojtari i Liverpoolit, Divock Origi, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist.
31-vjeçari Origi, i cili fitoi titullin e Premier League dhe UEFA Champions League me The Reds, ka luajtur gjithashtu për LOSC Lille, VfL Ëolfsburg dhe AC Milan gjatë karrierës së tij.
Pasi u formua në akademinë e Lille, sulmuesi belg nënshkroi kontratën e tij të parë me Liverpoolin në vitin 2014. Gjatë periudhës së tij në Anfield, Origi u huazua te disa klube përpara se të largohej në vitin 2022 për t’iu bashkuar Milanit. Ai gjithashtu kaloi një sezon si i huazuar te Nottingham Forest.
“Qëllimi im në lojë është përmbushur. Kam jetuar ëndrrat e mia të fëmijërisë, kam luajtur në skenat më të mëdha, kam fituar trofetë më të mëdhenj. Mirënjohës ndaj Zotit për të gjitha këto.
Për të gjithë tifozët e mi, klubet, shokët e mi të ekipit dhe familjen time: kjo do të jetë përgjithmonë e jona. Faleminderit.“Misioni është përfunduar. Tani po nis thirrjen time të radhës. Më shumë nga udhëtimi që do të vijë”, shkroi ai.
