Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj i ka frikë gjilpërat dhe e ka pohuar vetë disa herë. Por kjo gjë nuk e pengon bashkëshortin e saj Bes Kallaku ta ngacmojë për këtë fobi. Ditën e sotme ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku përveç frikës, Xhensila shfaqet e acaruar me Besin.

Besi e ka filmuar teksa Xhensila bëhej gati të bënte analizat dhe infermierja po i merrte gjak. Kjo gjë e ka acaruar këngëtaren, e cila i është kthyer ashpër.
“Po ik me gjithë atë telefon, i o burrë i dheut se kam frikë të lutem”, dëgjohet të thotë Xhensila.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb