TIRANË

Akademiku Artan Fuga ka komentuar në “Real Story” në News24 çështjen e shifrave lidhur me koronavirusin dhe informacionet e dhëna nga institucionet përkatëse publike.
Fuga tha se në Shqipëri nuk kemi hyrë në periudhën e Big Data dhe se nuk ka statistika të detajuara. Sipas tij duhen të dhëna të imta për të ndihmuar që mesazhet e atyre që menaxhojnë epidemitë të shkojnë tek qytetarët.

“Në të gjithë Europën dihet që opozitat i shtojnë kurse ata që administrojnë shtetet i zvogëlojnë. Ka të bëjë me shumë gjëra, kur ka filluar mbyllja, masat e para të higjienës, distanca, larja e duarve, momenti i fillimit, dy tregon një indeks sa është infrastruktaura hospitalore e gatshme, sa është autoritet i qeverisë për të vendosur një rregull e katërta ka të bëjë shumë me fuqinë njerëzore, personelin dhe e fundit, ndoshta e pesta se kur do dalim nga kriza dhe çfarë pasojash ekonomike ka e çfarë politikash shtesë po merren.
Ajo që unë dua të them: unë kam një bindje dhe jam gati ta provoj. Shifrat që unë kërkoj për 15 ditët e fundit, mund të jenë diku atje, tek Instat nuk i kam gjetur në 10-15 vjet për mua ka rëndësi që kur diskutojmë të jenë. Po të jepen këto shifra është mirë, sepse tjetër është komunikimi publik, tjetër investigimi gazetar. Unë do të them që ne nuk kemi hyrë në Shqipëri në periudhën e Big Datave. Unë nuk kërkoj të menaxhohet COVID-19 si Singapori, Tajvani se është tepër por të kemi të dhëna Big Data nga institucione që i paguajnë shqiptarët e kërkoj.
Statistikat na duhen se janë më logjikë tjetër, të Big Datave, të dhënat e imta ndihmojnë që mesazhet e atyre që kërkojnë të menaxhojnë epideminë e rëndë që ka rënë të shkojnë më mirë në popull. Të kemi qytetarë më të qartë”, tha Fuga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb