PSG i jep fund rekordit të Bayern Munich, me 15 fitore dhe vetëm një barazim në 16 ndeshjet e fundit në Champions League me Hansi Flick në stol. Nuk mjaftoi dominimi në mbajtjen e topit, as rastet për shënim, por pavarësisht humbjes, Flick beson ende: “Kundërshtarët tonë shënuan tre gola në ato pak raste që krijuan, ndërsa ne kishim shumë, mund të dilnim me një rezultat më të mirë por nuk ishim efikas përpara porte. Sigurisht që jemi të mërzitur por duhet ta konvertojmë këtë energji në forcë për ndeshjen e kthimit të martën. Gabimet e Neuer? Na ka shpëtuar shumë herë, është më i miri në botë”, theksoi Hansi Flick në konferencë për shtyp.

5
5

Nuk feston përpara kohe Mauricio Pochettino, i vetëdijshëm se asgjë nuk ka përfunduar: “Vuajtëm, ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të madhe, kampione në fuqi. Kishim edhe pak fat që duhet në ndeshje të tilla. Bayern do të na bëj të vuajmë edhe në ndeshjen e kthimit, nuk do të jetë e lehtë. Shpresojmë të kemi një rendiment më të mirë dhe një rezultat më të mirë”, u shpreh Pochettino. Në të njëjtën linjë me trajnerin ishte dhe autori i dy golave, Kylian Mbappe: “Ishte e vështirë por është vetëm ndeshja e parë. Duhet të kemi besim, por jo shumë, duhet të luajmë si në ndeshjen e parë”, theksoi Mbappe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb