“Mëkatet” e Gjermanisë në Botëror, eliminimin e turpshëm që në fazën e grupeve, i dyti radhazi, i “lau” të gjitha Oliver Bierhoff, pasi drejtuesit e Federatës vendosën të konfirmojnë në stol Hansi Flick:

“Jemi të gjithë të bindur se “Euro2024”, që do të zhvillohet në vendin tonë, është një mundësi e shkëlqyer për futbollin gjerman. Objektivi ynë është ta transformojmë këtë turne në sukses sportiv. Kemi besim të plotë se Hansi Flick do ta dominojmë këtë sfidë me stafin e tij”, lexohet në reagimin e Federatës Gjermane.

Flick
Flick

4 herë kampionët e Botës dështuan në Katar, por Flick e ka “brumin” për të ndërtuar një skuadër fituese, sigurisht është në garë me kohën për të rikthyer Gjermaninë në nivele të larta:

Flick
Flick

“Unë dhe stafi im jemi besimplotë për Evropianin që do të zhvillohet në vendin tonë. Si skuadër, mund të arrijmë shumë më shumë se sa bëmë në Katar. Aty humbëm një shans të mirë, por duhet të na shërbej si mësim. Dëshirojmë që e gjithë Gjermania të bashkohet me përfaqësuesen në “Euro2024”, u shpreh Flick pas vendimit të Federatës për ta konfirmuar në krye të përfaqësueses.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: