E ardhmja e Thomas Tuchel si trajner i Bayern Munich duket se është në rrezik pas humbjes së pësuar ndaj Bayer Leverkusen në kampionat. Shumë do të varet nga paraqitja në Champions League, por klubi po mendon të rikthejë në stol një njohje të vjetër.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazeta “Bild”, drejtuesit e Bayern Mynih po mendojnë një rikthim të bujshëm, atë të Hansi Flick. Ish-trajneri, i zëvendësuar nga Julian Nagelsmann , është një nga emrat më të rëndësishëm në kërkim të një ekipi.

“Disa drejtues të Bayernit imagjinojnë një rikthim për Flick. Ka pasur tashmë biseda mes tyre. Flick, aktualisht shpenzon shumë kohë në banesën e tij duke parë shumë ndeshje futbolli dhe duke ndjekur nga afër atë që bën Bayern, megjithëse ndihet i nderuar edhe nga interesimi i Barcelonës”, – shkruan “Bild”.

Kthimi i Flick te Bayern mund ta çojë Tuchel në Katalonjë. Ish-trajneri i Chelseat dhe Paris Saint-Germain ka deklaruar në të kaluarën se dëshiron të zbarkojë një ditë në Spanjë dhe Barcelona mund të mbështetet tek ai nga sezoni i ardhshëm, kur Xavi ta kalojë stafetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb