Ishte 5 korrik 1946 kur dolën në treg për herë të parë, rrobet e plazhit të ndara (bikini), që do të bëheshin më pas një ikonë e vërtetë e modës femërore.

Nga modelja historike, që i veshi për herë të parë ato Micheline Bernardini tek Brigitte Bardon, nga e mrekullueshmja Marilyn Monroe tek Jayne Mansfield dhe Sue Lyon.

Në 70 vjet rrobet e plazhit me dy pjesë, kanë pasur jo pak ngritje dhe ‘skandale’. Por përtej modës, ajo ka përfaqësuar si pak të tjera emancipimin femëror dhe atë ‘revolucion’ të kostumeve dhe të moralit, që edhe sot i ka dhënë një tjetër drejtim epokës së re.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb