Rritet bilanci i të prekurve nga COVID-19 në qarkun e Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se sot 12 raste kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Aktualisht në këtë qark, numri i të prekurve ka shkuar në 27.

Po ashtu mësohet se bëhet fjalë për 2 familje, me nga 6 anëtarë, të cilët i janë nështruar testit, i cili vërtetoi se ata ishin prekur nga virusi.

Gazetari Nikshiqi raporton se një prej familjeve dyshohet se është infektuar gjatë një ceremonie mortore, ndërkohë tjetra gjatë vizitave në banesë pasi kryefamiljari ishte i sëmurë.

Kujtojmë se deri më tani numri i personave të prekur nga koronavirusi në vend ka shkuar në 277, ndërsa 16 kanë humbur jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: