ARABI– Për të kryer një ndër kushtet e Islamit çdo vit miliona myslimanë shkojnë në tokat e shenjta ku hasin shpesh skena vuajtjesh.

Në rrëmujën që ndodhi në Mina ku humbën jetën 753 persona dhe u lënduan 887 persona është fatkeqësia e dytë më e madhe e 40 viteve të fundit, transmeton AA.

Po ashtu në të njëjtën rajon në rrëmujën që ndodhi në vitin 2006 mbi urën Xhemerat theksohet se është fatkeqësia e parë prej kohës së ndërtimit.

Myslimanët nga mbarë bota morën lajmin e dytë të keq pasi që më 11 shtator kishin humbur jetën 107 persona nga shembja e një vinçi në qytetin e shenjtë.

Krahas mundimeve të shumta të Qeverisë Saudite, “për rastin e sezonit të haxhit ku kishin angazhuar 100 mijë persona ndër të cilët janë ekspertë kundër terrorizmit, ekipi i mbrojtjes civile dhe të trafikut” nuk ishin të mjaftueshëm për t’i ndaluar fatkeqësitë e ndodhura.

Nëse shikojmë në 40 vitet e fundit, 8 prej 15 aksidenteve fatale kanë ndodhur për shkak të rrëmujës gjatë gjuajtjes së shejtanit me gurë ose në rrugën transit drejt këtij vendi.

Qeveria Saudite në vitin 2006 për zonën e gjuajtjes së shejtanit me gurë kishte investuar 1.7 miliard dollarë. Në këtë kontekst në rajonin Mina e cila gjendet në Mekë ishte ndërtuar ura e Xhemeratit. Në urën e ndërtuar në vitin 2006 e cila është 950 metra e gjatë, 80 metra e gjerë dhe 4 katëshe nuk ka ndodhur asnjë rrëmujë.

Në 40 vitet e fundit fatkeqësitë e ndodhur në këtë rajon janë si vijon:

24 shtator 2015: Në bazë të llogarive të fundit në Mina kanë humbur jetën 753 persona, ndërsa 887 persona janë lënduar.

12 janar 2006: Në rrëmujën ndodhur gjatë gjuajtjes së shejtanit me gurë humbën jetën 364 persona.

1 shkurt 2004: Në ditën e parë të gjuajtjes së shejtanit me gurë humbën jetën 251 persona.

11 shkurt 2004: Në ditën e parë të gjuajtjes së shejtanit me gurë humbën jetën 14 persona ndër të cilët 6 ishin gra.

5 mars 2001: Gjatë gjuajtjes së shejtanit me gurë humbën jetën 35 persona, ndërsa shumë persona u lënduan.

9 prill 1998: Në rrëmujën që ndodhi në Mina humbën jetën 118 persona, ndërsa 180 persona u lënduan
24 maj 1994: Në rrëmujën ndodhur gjatë gjuajtjes së shejtanit me gurë humbën jetën 270 persona.

2 korrik 1990: Në rrëmujë në një tunel në Mina 1,426 persona humbën jetën.

Aksidentet dhe ngjarjet tjera që kanë ndodhur gjatë haxhit janë si vijon:

11 shtator 2015: Nga shembja e një vinçi humbën jetën 107 persona, ndërsa 238 të tjerë u lënduan.

6 janar 2006: Si rezultat i shembjes së një hoteli humbën jetën 76 persona.

15 prill 1997: Në Mina në çadrat ku ishin duke qëndruar haxhinjtë humbën jetën 343 persona, ndërsa më shumë se 1500 persona u lënduan.

10 korrik 1989: Në sulmet e kryera jashtë Mesxhid-i Haramit humbi jetën një person, ndërsa 16 persona u lënduan. Më pastaj në të njëjtën vit më 21 Shtator 16 shiitë nga Kuvajti të akuzuar për kryerjen e sulmeve u kapën dhe u ekzekutuan.

31 korrik 1987: Në incidentet ndërmjet oficerëve Sauditë të sigurisë dhe haxhinjve iranianë humbën jetën gjithsej më shumë se 400 haxhinjë nga të cilët 275 shtetas iranianë.

20 nëntor 1979: Persona të armatosura të cilët ishin kundër qeverisë Saudite i morën peng dhjetëra haxhinjë. Në këtë ngjarje humbën jetën 153 persona dhe 560 persona u lënduan.

dhjetor 1975: Në zjarrin i cili ndodhi në një kamp të haxhinjve afër qytetit të Mekës humbën jetën 200 persona.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb