Bill Cosby ngjitet në katedër. Pas anulimit të procesit kundër tij, nga ana e gjyqtarëve për të marrë një vendim, ku ai akuzohet për abuzim seksual me shumë femra, aktori i sitcomit ‘i Robinson’, ka vendosur të mbajë takime me të rinjtë, në stilin ‘town hall’, e ngjashme me asambletë qytetare, në lidhje me temën e agresionit seksual.

Kështu ka thënë zëdhënësi i tij i shtypit për ‘ish babain e Amerikës’ i cili kërkon të kthehet në punë… muajin e ardhshëm.

Ideja e asamblesë qytetare ka lindur për shkak të shumë ftesave të cilat i janë dërguar Cosby, nga ana e kishave dhe organizatave civile, për tu shpjeguar njerëzve atë që ata mund të mësojnë nga akuzat dhe abuzimet seksuale.

Stafi i aktorit ka tashmë një projekt në pesë qytete ku përfshihet Chicago, Detroit dhe Philadelphia.

‘Është e rëndësishme të mësojmë njerëzit, mbi të gjitha të rinjtë, mbi atë që mund të konsiderohet dhunë seksuale’, ka shpjeguar zëdhënësi i Cosby. ‘Ligjet po ndryshojnë. Duke prekur dikë në shpatull mund të konsiderohet një dhunë seksuale. Është e mirë të njohim ligjet. Njerëzit duhet të edukohen dhe të mësohen’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: