TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka informuar për telefonatën që ka zhvilluar me Shtëpinë e Bardhë për të cilën foli edhe në parlament. Rama tha në Kuvend se ishte në pritje të një telefonate  e me sa duket Kosova ka qenë në fokus të bisedimeve me Këshilltarin amerikan për Sigurinë John Bolton. Raam flet për mbyllje të konfliktit historik mes Kosovës e Serbisë.

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë???”, shkruan Rama.

Rama Twitter

Rama Twitter

“BalkanWeb” paralajmëroi që të mërkurën për telefonatën në pritje në kryeministrit Edi Rama nga përtej oqeanit.
Më së fundi qeveria shqiptare mori komplimente e mbështetje publike, nga presidenti Trump, Sekretari i Shtetit, Pompeo dhe këshilltari Bolton për dëbimin e ambasadorit Iranian dhe një punonjësi tjetër të ambasadës, nga Shqipëria, në mesin e dhjetorit. Gjithsesi mbetet për t’u mësuar më shumë rreth kësaj telefonate të pazakontë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb