Recete nga znj Eneida
Përbërësit

90 gr sheqer pluhur
1 lugë e vogël pluhur pjekës
1 vezë
110 gr gjalp
Pak kripë
Reçel
Arra

Përgatitja
Rrahim gjalpin me sheqerin dhe kripën dhe shtojmë vezën. I rrahim akoma bashkë dhe shtojmë miellin me pluhurin pjekës. Formojmë brumin dhe e lëmë 30 min në frigorifer.

Më pas e hapim me trashësi 3-4 mm, e presim me formë e cupcakes brenda dhe në formë të rrumbullaktë për t’ia vendosur lart. E vendosim brenda formës, e mbushim me reçel, shtojmë dhe pak arra të thërrmuara. E mbyllim me kapakun që premë dhe e pjekim në 190 gradë për 15-20min maksimumi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: