Deputeti demokrat, Dashnor Sula, reagon pas deklaratave të forta të bëra sot nga kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, i cili mes të tjerash tha se “vitet e fundit biznesi ka humbur besimin në Shqipëri”.

Lidhur me këtë, deputeti Sula thekson se biznesi i huaj po refuzon të vijë në Shqipëri, për shkak të korrupsionit, duke shtuar se “të gjithë e ndiejnë korrupsionin e shpërndarë në çdo qelizë të administratës shtetërore”.

Postimi i deputetit Sula:

Demaskimi i propagandës së qeverisë!
Biznesi i huaj refuzon të vij në shqipëri për shkak të korrupsionit.
Të gjithë e ndiejnë korrupsionin e shpërndarë në çdo qelizë të administratës shtetërore. E ndiejnë qytetarët e pambrojtur të cilët përballen çdo ditë me detyrimin për të dhënë rryshfet për të marrë një shërbim të cilin e kanë të drejtë.
Korrupsionin e ndien çdo biznes i vogël që është zëri kryesorë i punësimit në vend.
-Aq e babzitur është kupola drejtuese e mazhorancës saqë nuk kursejnë as investitorët e huaj.
Është alarmuese ajo që tha sot kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaçe: “Në 3-4 vjet rradhazi kemi pasur një rënie të Indexit të Biznesit – që ka të bëjë me besimin e komunitetit të biznesit në terrenin ekonomik në të cilin ata operojnë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse ulja e besimit shkakton shumë efekte të tjera të padëshirueshme në investime, kapitale, largim të kapitalit njerëzor etj. Presionet ekonomike globale nuk i kemi në dorë. Por Reformën për përmirësimin e klimës, që është e lidhur me gjithë këto benefite e ka në dorë Shqipëria”.
Por korrupsionin nuk e ndjejnë kompanitë kliente të qeverisë, nuk e ndjejnë te afermit e politikaneve PS të cilët marrin tendera pafund me 99.9% të fondit limit si ne nivel pushteti qendror ashtu edhe ne ate ne nivel lokal.
Si mund të vij në Shqipëri një investitor i huaj kur 33% ose mbi 300 milionë euro tendera jepen pa garë. Fituesi paracaktohet që kur bëhen kriteret për të bërë prokurimin publik. (Këto janë të konfirmuara nga Komisioni i Prokurimeve Publike) .
Pavarësish këtyre fakteve, në parlament këtë të Enjte mazhoranca parashikon që të miratojë aktin normativë që rimburson çmimet e produkteve për kompanitë që bëjnë punë publike. Atyre që e fitojnë tenderin me 99.99% të fondit limit do u jap më shumë para. Nga ana tjetër qytetarët që i kanë dhënë buxhetit të shtetit mbi 300 milionë eur më shumë nga taksat për shkak të rritjes së çmimeve nuk kanë asnjë ndihme.
Në këtë situatë dramatike që po imponon shpopullimin e vendit nevoitet jo vetëm një paketë anti korrupsion por një reformë të thellë në çdo qelizë të administratës për të vendosur para përgjegjësisë “gjakpirësit” e qytetarëve dhe për ta lënë shqipërinë të zhvillohet me ide.

Daaaa
Daaaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb