Blake Lively po përballet me reagime masive pasi u tall me Kate Middleton në një fushatë reklamash për të promovuar produktet e saj Betty Booze. Menjëherë pasi Kate Middleton zbuloi se kishte kancer, Lively u tërhoq menjëherë dhe i kërkoi falje princeshës përmes një postimi.

“Jam e sigurt që askush nuk do t’ia dijë sot, por ndihem sikur duhet ta pranoj këtë,” shkroi ajo në Instagram Stories të premten. “Kam bërë një postim idiot rreth furisë “Photoshop-i dështon” dhe oh, ai postim më ka mërzitur sot.”

Blake Lively kërkon falje pasi u tall me Kate Middleton: Kam bërë

  • foto galeri

Në postimin origjinal për reklamën e Betty Booze, ajo ndau disa foto të dyshimta që tani janë fshirë ku të gjitha ishin fotoshopuar, ku shkruante:

“Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë foto të re që sapo bëra sot për të njoftuar 4 produktet tona të reja @bettybuzz & @bettybooze. Tani e dini pse kam qenë joaktive.”

Blake Lively kërkon falje pasi u tall me Kate Middleton: Kam bërë

Kjo kërkesë faljeje e Lively erdhi pasi Kate Middleton bëri një video për të njoftuar botën se çfarë po ndodhte me shëndetin e saj, pas muajsh të tërë të mbushur me teori konspirative në media.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb