*Ja cfare me tha menaxheri i Lady Gaga
Bleona Qereti ishte e ftuara e radhës në emisionin 3jat të ‘Mad’. Këngëtarja, e cila ditën e djeshme ka publikuar videoklipin e saj të parë për tregun amerikan, ka folur rreth këtij projekti dhe punën që ajo bën në Amerikë.

“Ky klip është fruti i punës 5 –vjecare në Amerikë për të cilën mediat shkruanin, ja kjo vajti atje dhe atje nuk ka bërë gjë, nuk ka bërë gjë. Puna në muzikë është si ajo ndërtesa e lartë që të të gjithë e shikojnë nga lart dhe thonë, ua sa e bukur kjo ndërtesa, por vetëm ai që e ka ndërtuar e di sa e thellë është puna për të ndërtuar aq lart atë ndërtesë”.

E pyetur në mënyrë figurative se ku rreshket më lehtë në muzikë, në Shqipëri apo Amerikë, Bleona e krahasoi kështu; “Këtu është greminë, këtu po të dhanë një brryl të rrëzuan e nuk del më. Kurse atje është ndryshe, ka dhe baltë po rreshkite nuk ngrihesh dot, por varet a i ke këmbët e forta për të qëndruar në sipërfaqen e ujit. Po nëse i ke këmbët e forta do qëndrosh se s’bën mbi ujë”.

Artistja është shprehur se fansat e saj më besnik janë komuniteti Gay pasi janë të vetmit që pëlqejnë muzikën pop dhe e blejnë atë. Sipas saj ishte pikërisht “Euros of Hollywood” që e prezantoi me Amerikën dhe që aty filloi rrugëtimi i saj jo edhe aq i lehtë.

Bleona shprehet këmbëngulëse dhe e bindur se një ditë emri i saj do të jetë në rangun e artistëve me famë botërore si Madonna dhe Lady Gaga edhe pse nuk pretendon të jetë një kopje e tyre, por dëshiron të sjellë veten e saj në formën më origjinale me emrin Bleona.

“Komuniteti gay blejnë shumë, e pëlqejnë muzikën pop, mos harrojmë që Lady Gaga, Jennifer Lopez, Ariana Grande të gjithë këta kanë nisur në wild party. Në momentin që ata të duan, mbaron puna, ata të mbështesin në cdo vend. Dhe unë nuk i anashkaloja dot”.

Po kështu Bleona thotë që, nuk e ka fshehur asnjëherë faktin që është shqiptare. “Këtë bëja gjithmonë në Amerikë, u thoja I’m from Albania.”

Këngëtarja preferon të mbetet unike dhe nuk dëshiron të kopjojë askënd.
“Unë jam Bleona, bota nuk ka nevojë për net Rihanna, Lady Gaga, une duhet të jem Bleona. Unë ndihem e gjallë kur jam në skenë. Jam si ata njerëz që kanë marrë 35 Grammy dhe vijojnë këndojnë akoma sepse këtë kanë dëshirë, nuk tërhiqen”.

Madje ajo rrëfen dhe një detaj gjatë takimit me menaxherin e Lady Gaga. “E kam takuar vjet menaxherin e Lady Gaga dhe me tha. Bleona ti je këngëtare, ty nuk kemi cfarë të të bëjmë sepse ti e ke bërë punën tënde, prej vitesh, por ty të duhet kënga. Mjaftojnë ato 3 notat e para që godasin dhe ky është truku, bëhesh e njohur”.

Kurse pyetjes se cfarë do bënte për t’u bërë e njohur.
“Brenda standardit shqiptar i kam bërë të gjitha, tek ajo tjetra nuk shkoj se nuk e pranoj”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: