TIRANË- Prej kohësh kërkon një partner miliarder dhe këtë gjë e ka deklaruar edhe sot. Bleona Qereti ka dhënë edhe njëherë tiparet që duhet të ketë burri i saj i ardhshmë në emisionin “Xing me Ermalin”. Mbi të gjitha spikaste një karakteristikë. Bleona tha se do burrë që ta rrahë tre herë në ditë.

Kur ke ndërmend të mblidhesh, të martohesh?
Kur të gjej një miliarder që vjen pas meje në koncerte. Po të gjithë miliarderët janë shumë të zënë me punë e nuk vijnë pas meje.

Të gjitha këto të famshmet kanë burra nga 25 vjet më të vegjël, mos vallë burri jot nuk ka lindur më ose është në fillore?
Unë dua burrë. Mua burri më duhet burrë, të më rrahë tre herë në ditë. Është ideja, jo të më rrahë se ja fus me këpucë koke pastaj. Burri duhet burrë, jo kalama.

Ccfarë tiparesh duhet të ketë burri jot?
I gjatë mbi 1.80, seksi. E mira 1.90. Miliarder, pa bark, që di t’i bjerë pianos dhe mbi të gjitha të bëjë atë që i them unë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: