Bleona Qereti është një nga artistet shqiptare që njihet edhe në Hollywood.

Këtë herë këngëtarja shqiptare, ka postuar në Instagram një foto, gjatë një mbrëmjeje me Vipa, ku shfaqet me aktorin e njohur italian Franco Nero, i cili e puth Bleonën në faqe.

“Jam rritur me filmat e këtij personi dhe nuk më besohet që po qëndroj me të në realitet. Italianët e bëjnë më së miri”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e njërës nga fotot e publikuara.

Bleona sigurisht e ka pasur fjalën për filmat e aktorit, duke nënkuptuar që sipas saj, italianët janë aktorë shumë të mirë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb