Administrata amerikane e Joe Biden, duke u distancuar nga doktrina e ish-presidentit Donald Trump, përsëriti se zgjidhja me dy shtete përfaqëson mënyrën e vetme për ta konsideruar Izraelin si një shtet demokratik, ndërkohë që kjo gjë zgjidh edhe konfliktin me palestinezët.

Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm izraelit, Gabi Ashkenazi, sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken riafirmoi se zgjidhja me dy shtete “është mënyra më e mirë për t’i siguruar Izraelit një të ardhme si një shtet hebre dhe demokratik, në paqe së bashku me një shtet palestinez, gjithashtu demokratik”.

Në të njëjtën kohë në bisedë, Blinken nënvizoi angazhimin e SHBA “për të kundërshtuar veprime të padrejta, të njëanshme në marrëdhëniet shumëpalëshe”.

Blinken dhe Ashkenazi diskutuan edhe tema të tjera rajonale, që deri tani mbeten të panjohura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb