Vendimi i Evropës për të ndaluar vizat e shtetasve rusë ka alarmuar Moskën. Agjentët rusë po kamuflohen si turistë dhe po futen në shumë vende të BE e për këtë arsye Brukseli po sheh mundësinë që të bllokojë dhënien e vizave. Mirëpo duket se kanë ardhur dhe kërcënimet e para.

“Përgjigja e Federatës Ruse ndaj kufizimeve të vizave të BE-së mund të jetë asimetrike dhe simetrike. Do të ishte jashtëzakonisht për të ardhur keq, e paprecedentë dhe do të kërkonte një hakmarrje serioze nga Federata Ruse”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Mbetet të shihet nëse Unioni do arrijë të marrë një vendim final, pasi ka shumë shtete që nuk e mbështesin këtë ide.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: