Autoritetet e emigracionit meksikane deklaruan se gjetën 57 adoleshentë guatemalanë të ngecur në një rimorkio kamioni në një autostradë pranë kufirit me SHBA.
Instituti Kombëtar i Emigracionit tha se 43 djemtë dhe 14 vajzat ishin futur në rimorkio të kamionit, së bashku me tetë burra, një grua dhe vajzën e saj.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tashmë është arrestuar. Të miturit u dërguan në një institucion për kujdesin e fëmijëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb