Bllokohet procesi i numërimit në KZAZ 32, në shkollën ‘Hoxha Tasim’, pasi në një kuti janë gjetur 9 vota më tepër. Gazetarja Marsela Karapanço tha për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për zonën e Saukut.

Sipas komisionerëve, ka një mosrakordim mes numrit të votave dhe procesverbalit, ku rezultojnë vota tepër.

Aktualisht ky proces është bllokuar, ndërsa vendimi se çfarë do të ndodh me këtë kuti i takon KZAZ-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb