Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi të martën “më shumë sanksione, më shumë presion” kundër Rusisë ndërsa lufta vazhdon të shkatërrojë Ukrainën.

“Ukraina ndaj forcave ruse është muri që i ndan nga Evropa. Por barbarët nuk duhet të kalojnë,” u tha Zelensky ligjvënësve italianë të martën gjatë fjalimit virtual.

“Ne kemi nevojë për më shumë sanksione, më shumë presion në mënyrë që Rusia të mos kërkojë rezerva mercenarësh në Libi, por që Rusia të kërkojë paqen, në mënyrë që ai njeri të kërkojë paqen”, shtoi ai.

Pushtimi rus “do të shkatërrojë më shumë jetë, më shumë familje dhe lufta në shkallë të gjerë do të vazhdojë. Fatkeqësisht, artileria e raketave ruse nuk po i ndal bombardimet e qyteteve tona, disa prej tyre pothuajse janë shkatërruar plotësisht,” tha ai duke shtuar se në Mariupol nuk ka mbetur asgjë, “vetëm rrënoja si armagedoni”.

“Ju e dini se kush solli luftën në Ukrainë, ju i njihni ata shumë mirë. Ju e dini se kush urdhëron luftën dhe kush e promovon atë. Pothuajse të gjithë përdorin Italinë si resort pushimi. Prandaj mos u bëni resort për ta. Bllokoni pronat e tyre. Sekuestroni llogaritë e tyre, jahtet e tyre nga Scheherazade deri te ato më të voglat”.

Vladimir Putin zotëron një jaht gjigant ‘mbretëror’ me vlerë mbi gjysmë miliardë paund të ankoruar në Itali dhe kapiten një britanik, sipas ekipit të rivalit politik.
Hetimi, nga ndjekësit e liderit të burgosur të opozitës, Alexei Navalny – dhe i ndihmuar nga inteligjenca perëndimore, sugjeron se presidenti rus zotëron Scheherazade-n misterioze.

  • foto galeri
  • foto galeri

Megjithatë, ai ka arritur t’i shpëtojë sanksioneve personale të BE-së të shkaktuara pas pushtimit të tij në Ukrainë, dhe kështu megaanija nuk është konfiskuar, pretendojnë ata.

Ai është i ankoruar në Marina di Carrara, në bregun perëndimor të Italisë, dhe dokumentet thuhet se tregojnë se është drejtuar pothuajse tërësisht nga ata brenda shërbimeve sekrete të Kremlinit, FSO dhe FSB.

I njëjti ekip zbuloi pallatin e Putinit prej 1 miliard paund në Detin e Zi dhe thotë se blerja e fshehur e jahtit e bën atë njeriun më të pasur në botë. Por populli rus thuhet se nuk është plotësisht i vetëdijshëm për këtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb