Blogerja e famshme shqiptare Ergis Gjergjani, e njohur ndryshe edhe si zonja “Louboutin”, pasi në dollapin e saj mban pa frikë më shumë se 500 palë këpucë ka vizituar së fundmi Shqipërinë.

Bashkë me familjen e saj, me të cilët jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjergjani ka zgjedhur të pushojë në ambientet relaksuese buzë detit Adriatik, në “Prestige Resort”.

Në Instagram ajo ka më shumë se 477 mijë ndjekes me të cilët çdo ditë ndan pasionin e saj për këpucët, por për të gjithë ata ka ndarë edhe momentet nga pushimet familjare në resortin më prestigjioz të Golemit, nga i cili duket se ka mbetur e mrekulluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Amazing Prestige Resort” shkruan blogerja ndërsa në Instastory poston video nga ambiente të ndryshme të hotelit.

Por jo vetëm kaq, ajo thotë se ky hotel po kërkon të punësojë staf, dhe i fton të interesuarit të aplikojnë, duke dhënë përshtypjet e saj më të mira.

Pa nisur ende sezoni turistik, janë të shumtë VIP-at që e kanë zgjedhur kompleksin luksoz për të pushuar. E fundit ishte modelja e njohur spanjolle Natalia Mesa Bush.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb