Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Finlandë u shpreh se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s, por sipas tij mund të ndodhë për një periudhë afatgjate.

“Vendet e NATO-s bien dakord që Ukraina duhet të bëhet anëtare e Aleancës, por kjo është gjithashtu një perspektivë afatgjatë”, tha Stoltenberg, duke kërkuar që të ndërtohet një “kornizë” për të shmangur çdo pushtim të ri në të ardhmen.

Stoltenberg po viziton Finlandën, e cila gjithashtu synon anëtarësim në NATO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb