TIRANE

Ish-ministri i Shëndetësisë njëherazi deputet i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar miratimin e “Bonuseve të Lindjes”, duke e cilësuar si një mbulim të realitetit tragjik shqiptar, që  vë në dyshim mbijetesën e shqiptarëve.

Shehu duke sjellë shifra të numrit të vdekjeve dhe lindjeve në popullsinë shqiptare, shkruan se është absurde stimulimi i ekuilibrave me vendime propagandiste.

Postimi i Tritan Shehut

Eshte ne dyshim mbijetesa e shqiptareve!!!

Kryeministri sot me miratimin e “Bonuseve te Lindjes” kerkon t’i beje vetem nje “makiazh” ironik realitetit tone tragjik demografik, qe rrezikon ekzistencen e popullesise sone.

Shqiperia ka arritur nivelin me te ulet te lindjeve ne 100 vitet e fundit me nen 31000 lindje, e nje raport prej reth1,54 lindje per grua ( per tu ruajtur niveli i popullesise duhen 2,1 lindje).

Shkaqet jane shume komplekse e lidhen me varferine e thelle, largimet masive te te rinjve, mos mundesine e mbajtjes se familjes, me problemet sociale te medha, rritjen e aborteve ne 200 per 1000 lindje etj etj.

Per te vazhduar me vdekshmerine foshnjore, qe vazhdon e larte ne mbi 12 per 1000 lindje, rritjen alarmante te vdekshmerise ne moshat e hereshme etj.

Ne periudhen janar-mars 2018 ne Shqiperi kishim 5969 lindje e 5954 vdekje, trend ky shume i rrezikshem demografik.

Eshte absurde te mendosh se do te mund te stimulohet nataliteti per te influencuar ne  rivendosjen e ekuilibrave te domosdoshem, me te tilla vendime propagandistike.

Rritja e natalitetit e rivendosja e parametrave te domosdoshem per te ardhmen e ekzistencen e popullit tone, kerkon ndryshime thelbesore ekonomike, sociale, ne arsim, edukim, shendetesi, shprese per te ardhmen etj ne vend, te cilat ne fakt Rilindja po i nxin cdo dite.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb