Muajt kalojnë dhe kryefjala e mediave vazhdojnë ende të mbeten Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Çifti tashmë duket se janë rikthyer bashkë dhe kanë zgjedhur që ta mbajnë marrëdhënien e tyre sa më larg syrit të publikut.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e dyshes por fotot e publikuara teksa bëjnë pazar së bashku në dyqanet e Italisë dhe mesazhet e koduara mes njëri-tjetrit e vërtetojnë ribashkimin e tyre.

Çifti mund të mos e kenë follow njëri-tjetrin por ama i dërgojnë sinjale.

Së fundmi Bora ka postuar disa foto teksa shfaqet brenda makinës dhe shkruan: “Erdhi vera apo akoma?”.

Mirëpo pas kësaj ka ardhur dhe ‘përgjigja’ e Donaldit teksa në InstaStoryn e tij ai ka postuar një foto ku ndodhet në një ballkon dhe mbi të shkruan : “Ja se erdhi po parkon”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Prej javësh vëmendja për dyshes është shtuar dhe kjo pasi çifti u kap mat në të paktën dy raste teksa gjendeshin së bashku në Itali. Duket se jo të gjithë e kanë pritur mirë ribashkimin e tyre. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri- tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve edhe jashtë Shqipërisë, ku janë fotografuar bashkë.

Rikujtojmë se Dancing With the Stars” pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe nga diskutimet e deritanishme, spektakli do t’i besohet Bora Zemanit. Ndërkohë “Dancing With the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit.

Një ndër emrat më të lakuar është edhe Donaldi. Duket se produksioni do të vendosë përballë çiftin, këtë herë në një shfaqje kërcimi, ku Bora do të moderojë, ndërsa Donaldi do të jetë ndër konkurrentët. Kjo nuk është hera e parë që Donaldi merr pjesë në një sfidë kërcimi. Edhe vite më parë, aktori ishte pjesë e “Dance With me”, ku si partnere kishte pikërisht Monika Lubonjën.

Ndërkaq, Gjiko, teksa ishte i ftuar në puntatën e fundit të “Më lër të flas” në përfundim të emisionit, ai konfirmoi edhe ribashkimin e Donaldit dhe Borës. Ndërsa po zhvillonin një sfidë me “Freestyle”, në përfundim të lojës Gjiko i drejtohet Donaldit duke i thënë se (ribashkimin me Borën) “e kanë marrë vesh të gjithë”. “Boll e fshehe, se e kanë marrë vesh të gjithë. Thirre Borën, marr edhe Elitën edhe dalim double date (takim çfit)”, u shpreh Gjiko.

Nga ana tjetër, Donaldi preferoi të mos flasë, duke mos pohuar apo mohuar, megjithatë reagimi i tij dhe i Romeos duke qeshur, mjaftuan që të vijë edhe konfirmimi i ribashkimit të çiftit. Në postimin e fundit që Bora ndau në “Instagram”, njerëzit shpërthyen në komente negative.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: