Dy ditë më parë moderatorja Bora Zemani u shtrua në spital pasi iu nënshtrua një operacioni, ndërsa ditën e djeshe është rikthyer në programin Për’puthen që ajo drejton.

Ndryshe nga herët e tjera ku shfaqet gjithë energji, moderatorja ka prezantuar programin e dashurisë e ulur në karrige, teksa tregon se i është nënshtruar një operacioni dhe tashmë e keqja ka kaluar.

“Edhe unë u preka nga këta sëmundjet që në fakt ndodhin shpesh herë me gjithë të tjerët, mu desh të bëja një ndërhyrje kirurgjikale dhe shpresojmë që e keqja ka kaluar, edhe sot jemi të gjithë bashkë për të përjetuar emocione të bukura”, u shpreh moderatorja.

Emisioni i të hënes u nis me emocione, teksa Bruno dhe të gjithë konkurrentët e tjerë kanë surprizuar moderatoren me një buqetë me trëndafila dhe një tortë për djalin e saj Arborin, i cili ka festuar edhe ditëlindjen së fundmi.

Tejet e emocionuar dhe e përlotur moderatorja falenderon konkurrentët: ‘Prisni se nuk jam ende në gjendje për të përballuar kaq shumë (qesh)’.

52102514
52102514

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb