TIRANE

Më 12 dhjetor u mbajt e filmit “5 Herë Jo”, event që mblodhi artistë e figura të rëndësishme mediatike e jo vetëm. Në këtë organizim mjaft special, e gjithë vëmendja ishte për producentët dhe protagonistët kryesorë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Madje aktori  kishte vendosur që 12 dhjetorin ta bënte edhe më të veçantë për të dhe partneren e tij. Pasi ai dhe moderatorja e njohur mbajtën fjalim para të pranishmëve në sallën e kinemasë, Donaldi me një unazë në dorë u ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë Borës. E sigurisht që Zemani tha “Po”.

Bora në postimet e saj në rrjetet sociale na ka treguar pak unazën që Donaldi ka zgjedhur për të.

Ndërkohë së fundmi, Veshaj ka treguar një detaj në lidhje me unazën. Ai ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet dora e Borës dhe unaza që duket se i bie pak e madhe.

“Ja mora vetë të madhe që ta ketë edhe kur të rritet”, shkruan me humor Donaldi në postimin që ka etiketuar edhe partneren e tij.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: