Pas 4 ndeshjeve të zhvilluara sot janë përcaktuar edhe 2 çifte te tjera për raundin e 1/8 të Botërorit.

Kështu Franca e renditur si e para e Grupit C do të përballet me Argjentinën më 30 qershor, në Kazan. Ndërkohë skuadra e dytë e Grupit C, Danimarka, do të përballet me të parën e D-s, Kroacinë.

Kjo sfidë do të luhet me datë 1 korrik në Novgorod.

Kujtojmë që 2 sfidat e tjera të përcaktuara nga sfidat e luajtura dje janë: Uruguai-Portugali dhe Rusi-Spanjë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb