Deputeti Erion Braçe ka zhvilluar një interpelancë në Kuvend me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, ku ka ngritur shqetësimin e rritje së çmimeve të plehrave kimike për prodhimet bujqësore.

Braçe po ashtu u ndal edhe tek grumbulluesit e prodhimeve bujqësore, për të cilët tha se kanë zaptuar tregun.

“Ju të komisionit të regjistrimit të pelhrave kimike. Tre ndërmarrje kanë importuar plehra kimike dhe duke i hedhur këto plehra kimike me çmime të rritura. Kam tre probleme. E para ka të bëjë me kartelin e grumbulluesve që ka zaptuar tregun. Gjatë kohës që domatja del me 65 lekë dhe shitet me 250 lekë. Ky është problemi. Në rast se grumbulluesit taposin tregun me çmime të larta, produktet do mbetet në serë. Çdo shitje nga sera dhe deri atje matanë është informale. Nuk ka një faturë të formalizuar që të shoqërojë gjithë zinxhirin e shpërndarjes. Nga 60 lekë -250 lekë e detyron konsumatorin të ulë konsumin dhe prodhimi mbetet në sera. Këtu shitet me 250 lekë domatja dhe njerëzit atje nuk marrin lekët. E treta është humbja e krahut të ri të punës, pasi të rinjtë po ikin në Malin e Zi dhe punojnë me 40 euro dita”, tha Braçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb