TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste njëherazi dhe tifoz i flaktë i Partizanit, ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ndaj Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, dhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi të cilët kanë mbetur të zhgënjyer nga humbja e Tiranës në “Qemal Stafa” ndaj të kuqve. Vasili dhe idrizi i kanë kërkuar Bashkisë Tiranë që të reflektojë në mënyrë urgjente për situatën e bardhebluve.

Por Braçe në statusin e tij shfryn dhe ndaj ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Bersiha, të cilin e akuzon për gjendjen e keqe të ekipit të Dinamos dhe rënien e tij nga Superliga. Ashtu si dhe për mungesën e një stadiumi për Partizanin. Gjithashtu thekson që arsyesja pse Tirana është në këtë gjendje ka të bëjë me keqmenaxhimin e drejtueseve dhe jo të Bashkisë.
Statusi

Statusi ne facebook i Braces
KY QYTET ESHTE FLAK I KUQ!!
Per Petritin, Shpetimin dhe cilindo tjeter;

30 VJET PAS, NE KOHEN E KOMITETIT EGZEKUTIV TE TIRANES; 30 VJET PARA, NE KOHEN E “FAIR PLAY-T FINANCIAR”!! FALIMENTI NUK SHPETOHET ME PARA PUBLIKE, PARATE E TAKSAVE TE TIRANASVE!!

Te premten ne mbremje, nuk me shkoi asnje sekonde ne mendje se; do kishte njerez qe fitoret per dy vite rresht te Partizanit, do ja dedikonin “mungeses se vemendjes te Bashkise se Tiranes ndaj futbollit te Tirones”!!

Aq me shume te me shkonte ne mendje qe; dy pale parti, LSI e PDIU, te urdheronin publikisht keshilltaret e tyre per nje aksion te perbashket ne keshillin bashkiak te qytetit, me qellim mbeshtetjen me para publike te ekipit te Tirones. E dini pse?

SEPSE NUK ESHTE E NDERSHME!! PO FARE FARE!! Per dy arsye; E para, une besoj tek gara sportive, rezultatet sportive. Te premten, sic per me shume se dy vite rresht, Partizani ka mundur me pasion, shpirt, fuqi, takticizem, disipline, ndershmeri Tiranen. E mundi ne fushe, as ne Bashki, as ne Qeveri, as ne Parlament e as ne Banke. Thjesht ne fushe dhe, as nuk kam piken e deshires ta diskutoj me kend kete. Fituesit nuk gjykohen. Qe te jem i ndershem, gjithe ndeshjes uroja, kerkoja e bertisja, nxisja nje fitore te thelle, SHPERBERESE. Ata qe ishin prane qeshnin sa here e thoja. Tamam per arsyen e dyte.

E dyta, une besoj tek “fair play financiar”, “ndershmeria financiare”. Tirona eshte ne vite, ekipi me i mbeshtetur me para e asete publike ne kete qytet, ne Shqiperi madje; ne nje kohe kur dy ekipet e tjera te ketij qyteti, Partizani e Dinamo, tamam per arsyen e kundert shkuan ne B dhe rrezikuan per here te pare ne historine kombetare te tyre shperberjen.

Mendojeni pak, Tirona ka sot ne dispozicion si asete-prone te sajat, dy stadiume, “Selman Stermasin” per ndeshjet ne shtepi dhe, luksin e kerkujt tjeter ne vend, “Skender Halilin” per stervitje!! Ju e dini fare mire qe Sali Berisha nuk beri kete me Partizanin; e shkaterroi klubin, i mori fushat per “Familjet” dhe ndertoi pallate mu aty.

Ndaj sot Partizani nuk ka me seli, nuk ka fusha ku te strevitet, nuk ka as hotelin per grumbullim; gjithcka e zgjidh privatisht ne fusha me bar artificial apo hotele gjithfaresh; luan ne nje “Qemal Stafa” te rrenuar dhe per pak, duke afruar krizen afatgjate te te luajturit te ndeshjeve ne menyre permanente jashte fushe.

Ju e dini gjithashtu fare mire qe Sali Berisha shkaterroi Dinamon; e nxorri jashte nga kompleksi i saj, madje as qe e lejoi te stervitej aty e jo me te luante ndeshjet zyrtare, jo me ne ndonje prej stadiumeve te Tiranes; tamam per kete une sdi tu them as sot se ku luan Dinamo ndeshjet e saj. Kjo eshte teresisht e pandershme, e padrejte po e po, ka cenuar rende garen sportive dhe do ta cenoj ne vijimesi nese Qemal Stafa shembet.

Ne ane tjeter; Tirona eshte sot nje “shoqeri aksionere” ku fuqine vendimmarrese e kane aksioneret private ne perberje te saj. Nje “ndermarrje” e tille ka rregullat e saja, te funksionimit apo menaxhimit financiar gjithashtu.

As qe dua te hyj ne punet e tyre, kam respekt te pafundem per zotin Halili dhe kontributin e tij per futbollin, por natyrisht qe di se; TIRONA NUK FUNKSIONON DHE FAJIN PER KETE NUK E KA BASHKIA!! JU THASHE, ESHTE KLUBI ME I PASUR NE ASETE SOT!! TIRONA ESHTE E DESHTUAR NGA KJO ANE!!

Nje ndermarrje qe deshton ka dy mundesi; ose therret aksionere te tjere-per te ndryshuar menaxhimin, rikthyer disiplinen e rregullin financiar, ulur shpenzimet e ekonomizuar fondet ne nje projekt te ri, plotesuar gropen financiare gjithashtu, ose falimenton. Alarmi i dy kolegeve deputete, padashje nxorri ne pah tamam kete: FALIMENTIN!!

Falimenti nuk mund te shmanget me para publike, para te taksave te te gjithe qytetareve te Tiranes, edhe te miat, si injektim likuiditeti per nje ndermarrje te deshtuar private. Kjo do te ishte dyfish e pandershme, do e cenonte garen serish; per me teper kur ne zyra qarkullon nje shifer e cmendur parash si produkt i gjyqeve te humbura ne UEFA per mosrespektim kontratash po te cmendura, gjithnje te lidhura fort me gjithe cfare shkruajta me siper, MENAXHIMIN.

Ne fakt, une prisja teresisht tjeter gje nga koleget e mi. E kam te qarte se, gjithcka ndodh sot ne bote me futbollin, detyron qe ai te kthehet ne ekonomi.

EKONOMI TE NDERSHME AMA, TAMAM PER TE GARANTUAR GAREN SPORTIVE DHE PA E CENUAR ATE ME PARA!! RREGULLAT E UEFA-S CUDITERISHT NUK MBERRIJNE KURRE KETU, PAVARESISHT SE LAJMET PER GALLATASARAIN I RADHISIN EDHE KETU.

Qe te ndodhe kjo, duhen rregulla te reja- transparence financiare se pari, rregulla te njejta per te gjithe; duhet vizion i ri, nxjerrjen e klubeve te futbollit prej bashkive dhe nxjerrjen e futbollit nga “ekonomia e nje dite”, ekonomia e falimentuar e dites se ndeshjes ne kampionat apo ekonomia e zeze e ndeshjes ne Evrope.

Ketu po, Qeveria nuk duhet ti kaloj anes kesaj ceshtje; as une dhe koleget e mi edhe pse nje gje po ua them sot: Sporti, edhe futbolli ka nevoje per me shume buxhet, per infrastrukturat e medha natyrisht, por kur une rrita taksat per “bastet” me qellim rritjen e buxheteve per sportin, ju pata kunder me propozimin dhe vendimin per me pak taksa per bastet, me voten tuaj pro e timen kunder!!

Ishte afer, ska kaluar shume e mbani mend besoj. Kthimi tek perhapja e pergjegjesive te komiteteve egzekutive nuk zhvillon, thjesht zgjat lengaten. Kaq mund te bejme ne nen nje pergjegjesi tjeter; Ne stadium eshte tjeter gje; atje une shkoj si tifoz i Partizanit, jo si deputet, me keq, prej stadiumi te kerkoj fushe, stadium dhe para per Partzanin; sme keni degjuar ndonjehere ta bej kete.

Ne fund, kam nje lutje per dy koleget; Mos i jepni ze banalitetit per “nje ekip” ne kete qytet!! Partizanin e themeluan 70 vite me pare tiranasit, legjendari Besim Fagu eshte unik edhe per kete; e transformuan ne nje shtepi te madhe kombetare te sportit po ata tiranas, e ben fitues historik po keta tiranas me plot shqiptare te tjere te talentuar qe ben historine e kuqe tamam ne kete shtepi, nje liste ikonash te paprekshme, te panjollosshme qe atje lart!!

Kaq per kete here; Deri heren tjeter mos harroni: KY QYTET ESHTE FLAK I KUQ!! E mirkuptoj deshperimin tuaj, por crendesi ka, ka gezim kudo ne Shqiperi; e dine te gjithe, kur fiton Partizani ka njerez qe gezojne kudo, jo vetem ne nje lagje.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb