TIRANË – “Është turp të përdorësh Lëvizjen Studentore për të rehabilituar një vrasës si Sali Berisha,”- është shprehur deputeti socialist Erion Braçe, në një shënim të tijin në Fb, duke kritikuar ashpër, përkujtimin që i kanë bërë drejtuesit e PD-së sot, asaj Lëvizjeje.

Këtë radhë, Braçe ka numëruar shumë akuza ndaj ish-Kryeministrit, duke filluar që nga “thyerja e dhëmbëve”, kolegëve të tij në PD sot, por dikur kundërshtarë brenda së njejtës parti e më tej, duke i kujtuar “grushtin e shtetit” të vitit 1998; firmat piramidale; shpërthimin e Gërdecit etj.

“Njësoj siç bënte regjimi, – shkruan Braçe lidhur me “rehabilitimin” e figurës së Berishës, – duke fshirë cilindo që ishte në krye të asaj Lëvizjeje e duke sjellë në qëndër të saj tamam atë doktorin që doli nga “shurtorja” e Ramiz Alisë dhe u kërkoi studentëve një brohoritje për Presidentin Alia.

U morën sërish me të për të rehabilituar regjimin e tij kundër patriotëve shqiptarë – Remzi Hoxha është njeri ndër ta – kundër kundërshtarëve politike brenda partisë.
Sa herë i përzuri, dhunoi, poshtëroi deri në thyerje dhëmëbsh, Selamin, Imamin, Pashkon e ndjerë, Imamin “heroik”, Zogajn, por edhe kundërshtarët jashtë partisë së tij: Nanon, Ramën, Klosin etj,” – ka theksuar Braçe në vijim.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb