SHBA

Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë konfirmuar se janë rikthyer së bashku pasi të dy u fotografuan duke bërë një shëtitje nëpër New York së fundmi.

Aktori, 47 vjeç, dhe supermodelja, 36 vjeçe në vitin 2019 njoftuan ndarjen. Çifti i cili ka qëndruar bashkë 4 vjet janë dhe prindër të një vajze.

Më parë ata i dhanë fund lidhjes së tyre, por duket se kanë vendosur t’i japin njëri-tjetrit edhe një mundësi tjetër.

Çifti kishte shfaqur tashmë shenja se mund të ketë një rikthim, kur dolën me vajzën e tyre Lea në Halloween, ndërsa thashethemet fillimisht filluan të vërtiteshin kur Irina ndau fotot e pushimeve të tyre në Bahamas gjatë verës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb